Transmetuar më 27-04-2018, 20:57

Bota e muzikës u trondit disa ditë më parë me vdekjen e DJ të njohur suedez Avicii.

Ai u nda para kohe nga jeta, vetëm 28-vjeç, pasi kishte kaluar probleme të rënda shëndetësore.

Por, pas ngjarjes, mbetet ende e fortë pista se ai mund të jetë vetëvrarë.

Ndërkohë, mediat e huaja kanë publikuar disa foto ku mendohet se ai ka kaluar orët e fundit të jetës.

Bëhet fjalë për një vilë luksoze në shtetin e Omanit./a.m./noa.al/