Transmetuar më 24-04-2018, 21:23

Tre djem shqiptarë, janë identifikuar nga policia greke si autorë të ekzekutimit të një 19-vjeçari në kryeqytetin helen.

Shqiptarët, përkatësisht 23, 24 dhe 33 vjeç, akuzohen se pak javë më parë, më 18 mars, u përfshinë në ngjarjen ku humbi jetën Thomai, djali 19-vjeçar banues në Athinë, pasi u qëllua me thikë në mes të sheshit të “Heronjve” në Marusi të Athinës, raporton noa.al duke sjellë dhe fotot e të ndjerit, që shikoni në këtë raport.

Viktima (jepet vetëm emri i tij) ishte bashkë me dy shokë të tij kur u qëllua për vdekje, citon noa.al, burime zyrtare nga policia greke.

Antikrimi në drejtorinë policore të Athinës njoftoi sot se ka shpallur persona në kërkim, tre shqiptarët e akuzuar për vrasjen e të riut në Marusi.

Për të tre vëllezërit janë prerë edhe urdhra-arresti ndërkombëtarë. Dyshimet janë se tre të rinjtë janë arratisur drejt Shqipërisë.

Dyshimet janë se gjithçka erdhi në një përpjekje agresive për sqarim konflikti, pas takimit mes dy grupeve.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Ishte 33-vjeçari, më i madhi i tre vëllerzërve, ai që i nguli thikën djalit 19-vjeçar duke tentuar të qëllojë po ashtu edhe dy shokët e Thomait.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Hetimi nxori se 19-vjeçari i kishte dhënë 170 euro 33-vjeçarit duke kërkuar në këmbim doza hashashi të cilat nuk i mori kurrë.

Në këtë situatë, Thomai u konfrontua me 33-vjeçarin duke precipituar në tragjedi.

Policia greke tha se tre të dyshuarit tashmë në kërkim, janë persona me precedentë penalë për vjedhje, grabitje dhe krime të tjera. /noa.al/

Pamje nga vendi i ngjarjes