Transmetuar më 17-04-2018, 13:29

Një vajzë e re është duke u përballur me akuzën e vrasjes, pasi dyshohet si autorja e krimit të vjehrrës së saj 57 vjeçares Myrna Nilsson, gati 18 muaj më parë.

Policia pohon se 26-vjeçarja nga Mount Gambier, në jug-lindje të Adelaide, Australi të ketë gënjyer në dëshminë e saj ku deklaroi se vjehrra e saj u sulmua nga një grup personash  të cilët i kishin hyrë në shtëpi.

Gjyshja Myrna Nilsson, e cila ka lindur në Filipine, u gjet i vdekur në lavanderinë e shtëpisë së saj në shtator të vitit 2016.

Por së fundi të dhënat e rekuperuara nga ora inteligjente, tradhtuan versionin e dhënë nga Caroline dhe zbuluan momentin e saktë ku viktima ka ndërruar jetë.

Tre orë pas agresionit, trupi i gruas ishte gjetur nga fqinjët e shtëpisë me duar dhe fytyrë të lidhur nga një ngjitës natriband, ku dalloheshin qartë shenjat e plagëve të agresionit.

Por një tjetër version të historisë e ka dhënë pikërisht “Apple Watch”, i cili ka zbuluar momentin e saktë kur zemra e viktimës pushoi së rrahuri. Kështu, prokurori Carmen Matteo ka sjellë prova të reja në gjykatë, që përgënjeshtrojnë dëshminë e vajzës.

Në fakt duket pikërisht se ka qenë një histori e përgatitur në tryezë. Mjeku ligjor ka analizuar provat e “smartwatch” të mbajtur nga viktima dhe duket se gruaja është sulmuar dhe vrarë në 7 minuta, nga 18:38 deri në 18:45.

Mbi bazën e këtyre të dhënave, teza e nuses rezulton absolutisht false. “Informacionet e ‘Apple Watch’, janë një provë vendimtare për të treguar falsitetin e dëshmuar nga e akuzuara në polici”, ka deklaruar prokurori.

Çështja do të rinisë në gjykatë, dhe e akuzuara do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës të enjten./b.l/noa.al/