Transmetuar më 17-04-2018, 11:13

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se reforma-administrativo territoriale është një ndër më të rëndësishmet në vend.

Gjatë fjalës së tij në konferencën për "vetëqeverisjes vendore", Ahmetaj tha se qeveria ka hyrë në një konsolidim fiskal të thellë dhe se autonomia nuk duhet të cënojë unitetin ekonomik.

"Reforma territoriale ndër më të rëndësishmet, por ka ende punë për disiplinim të shpenzimeve administrative.

Më shumë peshë shpenzimet për investime publike. Autonomia nuk duhet të cënojë unitetin ekonomik dhe detyrimet e prapambnetura ndaj të trentëve janë problem", tha ministri Ahmetaj./b.l/noa.al/