Transmetuar më 17-04-2018, 08:32

Kyl Myers nuk dëshiron që të tregojë nëse është nëna e një djali apo një vajze. Ajo dhe i shoqi Brent, jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kanë vendosur që ta rrisin fëmijën e tyre sipas metodës “gender creative”.

Ideja e tyre është përqafuar prej faktit e të mos qenit të detyruar që ta veshin me blu apo me rozë, në varësi të gjinisë.  Fëmijën e kanë quajtur Zoomer, pasi siç shpjegon Kyl, mund të përdoret si emër, edhe për meshkuj edhe për femra.

Duke folur për ‘Huffington Post’, Kyl thotë, “Do të presë që ta zgjedhë vetë, se në cilën gjini përcaktohet, gjë që ndodh rreth moshës 40-vjeçare”.

Ndërkohë vetëm të afërmit më të ngushtë e dinë gjininë e Zoomer. Prindërit i blejnë fëmijës veshje uniseks, ndërsa në dyqane e nxisin që të zgjedhë vetë se çfarë dëshiron.

Kyl tregon se nuk i thotë kurrë Zoomer, “kjo është një lodër për djem” apo “kjo është një lodër për vajza”.

Kjo gjë reflektohet edhe në sjelljet e prindërve në shtëpi, ku të dy gatuajnë, pastrojnë dhe bëjnë pazarin, shkruan noa.al.

Kyl dhe Brent janë të vetëdijshëm se kjo nuk është një metodë tradicionale dhe që mund ta bëjnë të gjithë, por synojnë që të edukojnë Zoomer, që të mos e gjykojë një person në bazë të gjinisë që ka. /a.y/noa.al