Transmetuar më 16-04-2018, 23:23

Armina Mevlani ka marrë një propozim shumë romantik pikërisht në liqenin e Como-s në Itali.

Prej vitesh, Armina dhe Shkëlzeni këtu kanë edhe një stol të vetin, aty ku kanë lidhur kujtimet vit pas viti dhe aty ku e ushqyen dashurinë e tyre.

Sonte, e ftuar në Piter Pan, Armina rrëfeu edhe për momentin magjik, ditën më të bukur të jetës: “Më ka ndodhur siç e kam ëndëruar, prandaj ju them se duhet të besoni në përralla. Propozimin e kam marrë në një vend shumë special.

Ne kemi shkuar gjithmonë në një vend, në Como. Zeni e kishte lënë unazën te ballkoni i liqenit. Kemi edhe një stol aty ku rrimë gjithmonë bashkë. Pasi ma dha unazën, më tha: “Do të doja ta kaloja jetën me ty”

Si mund të ndihesh pas kësaj? “U emocionova, nuk e prisja… Ishte dita më e bukur e jetës sime” – tha Armina pas këtij propozimi.