Transmetuar më 16-04-2018, 21:03

Zëvendës Kryeministri dhe njëkohësisht ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli është nderuar me dy tituj në Kukës.

Lajmin e ka bërë të ditur, vetë Pacolli nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkruan se është nderuar me 2 tituj: “Qytetar Nderi” dhe “Nder i Qarkut”.

“Me të vërtetë provova emocion ndërsa Kukësi, kryeqyteti botëror i mikpritjes dhe bujarisë, në vitin 1999, vit i eksodit kosovar, më nderoi me 2 titujt”, shkruan Pacolli në njoftimin e tij.

Postimi i plotë i Behgjet Pacollit:

Me të vërtetë provova emocion ndërsa Kukësi, kryeqyteti botëror i mikpritjes dhe bujarisë, në vitin 1999, vit i eksodit kosovar, më nderoi me 2 titujt « Qytetar Nderi » dhe « Nder i Qarkut ». U ndjeva i vlersuar pse kryebashkiaku Shehu dhe kryetari i Qarkut, përmendën ndihmën financiare që Kompania e drejtuar prej meje, i ka dhënë Luftës apo kampeve të të ikurve në Shqipëri dhe Mal të Zi. Kurrë nuk i kam përmendur këto punë të mira dhe këto ishin pjesë e motivacionit.

Po ashtu u vlersua vizioni im për heqjen e kufijve mes shqiptarëve nëpërmjet vizionit zhvillimor ekonomik.

U përsërita bashkëqytetarëve të mi të rinj se do punoj pa u ndalur për jetsimin e ideve, projekteve ndërshqiptare ku Kukësi ka rëndësi themelore me pozitën strategjike, bukuritë natyrore, etj./a.k/noa.al/