Transmetuar më 16-04-2018, 19:52

Ditën e sotme Partia Demokatike ka mbajtur mbledhjen e radhës të grupit parlamentar, por në mungesë të kryetarit Lulzim Basha.

Mësohet se drejtimin e mbledhjes e mori nënkryetari i Partisë, Edi Paloka.

Teksa diskutohej për aksionin opozitar këshilla për deputetët ka dhënë edhe ish- lideri historik Sali Berisha, i cili në mungesë të Bashës është "rikthyer" në rolin e kryetarit.

"Të shumëfishojmë kontaktet me qytetarët dhe të vijojë përballja me pushtetin duke gjetur forma e mënyra të reja. Duhet të dalim derë më derë me fletëpalosje në mbrojte të biznesit të vogël.

Rama po tenton të krijojë një diktaturë të re, prandaj duhet edhe reagimi i duhur. Rama vetëm propogandon, gjendja ekonomike është më e rënda që ka pasur Shqipëria", mësohet të jetë shprehur Berisha në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Ndërsa Paloka ka thënë se nuk mund të ketë normalitet në komisione dhe Parlament derisa të lirohen kuksianët e arrestuar pas protestës në rrugën e Kombit./m.sh/noa.al/