Transmetuar më 16-04-2018, 19:34

Nëse keni probleme nga mëlçia, ajo që duhet të keni parasysh është edhe kujdesi me ushqimet që konsumoni.

Ju gjithmonë duhet të orientoheni nga dietat mesdhetare. Menyja juaj duhet të jetë e pasur me fruta, perime, vaj ulliri dhe peshk.

Këto produkte ju ndihmojnë kundër cirozës në mëlçi por edhe për problemet me zemrën sipas studimeve të kryera.

Hulumtuesit zbuluan po ashtu se dieta e cila përmban vetëm një sasi të vogël të mishit të kuq, përmirëson diversitetin mikrobik të zorrëve të pacientëve me cirozë.

Kjo sëmundje e mëlçisë po kthehet në shqetësim të madh për shoqërinë, pasi rastet e raportuara po rriten me shpejtësi. Agravimi i sëmundjes çon drejt humbjes së jetës. /a.m./noa.al/