Transmetuar më 16-04-2018, 19:23

Departamenti i Shtetit i ndalon hyrjen në SHBA deputetit Tom Doshi.

Njoftimi është bërë publik në faqen zyrtare dhe thuhet se akuzohet për korrupsion madhor ndaj i ndalohet hyrja Doshit dhe familjes së tij.

Në një reagim mediatik, Tom Doshi u shpreh se lajmin e kishte marrë vesh nga mediat dhe se nuk trembej nga asgjë, pasi sipas tij figurën e ka të pastër.

"Sapo e kam marrë vesh nga mediat. Unë kam qenë edhe në të kaluarën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fëmijët dhe gruaja ime janë nënshtetas australianë dhe nuk kanë nevojë për vizat amerikane.

Unë jam i qetë pasi nuk kam shkelur asnjë ligj, e kam deklaruar pasurinë që në 2005, jam taksapaguesi më i madh në Shqipëri.

Jam i pastër dhe nuk kam frikë. Unë jam arrestuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk më shkon ndërmend të merrem me këtë punë. Nuk jam adriatik llalla që merret me korrupsion", tha Doshi. /m.sh.noa.al/