Transmetuar më 16-04-2018, 17:26

Një atentat me armë zjarri ndodhi në Vlorë pasditen e së shtunës.

Fatmirësisht në këtë ngjarje nuk pati viktima por një person u plagos në këmbë, pa rrezik për jetën.

Sipas policisë, i plagosur ka mbetur shtetasi Arif Gerbi 53-vjeç.

Ai u qëllua me armë nga një person ende i paidentifikuar nga policia.

Uniformat blu kanë nisur veprimet hetimore për zbulimin dhe prangosjen e autorit të krimit.

Ende nuk dihet nëse i plagosuri e ka njohur personin që e ka sulmuar me armë. Dëshmia e tij pritet të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen./a.m./noa.al/