Transmetuar më 16-04-2018, 14:42

Beteja për të fituar rekordin botëror Guinnes për “Numrin më të madh të robotëve që vallëzojnë njëkohësisht” ka nisur që nga viti 2016. 

Kompanitë teknologjike kanë krijuar ushtri të tëra të robotëve që vallëzojnë duke kërkuar që të thyejnë rekordin e vendosur në gusht të vitit 2017 ku 1069 robotët “Debi” rrëmbyen titullin në Kinë.

Por kinezët e humbën titullin vetëm pak ditë më parë kur në Librin Guinnes u fut një rekord i ri. Kësaj radhe titullin e rrëmbyen italianët, të cilët dhanë një shfaqje mbresëlënëse, ku në të njëjtën kohë vallëzuan plotë 1372 robotë.

Robotët Alfa 1 S 40 centimetra të lartë janë të ndërtuar nga alumini të mbuluar me një shtresë plastike.

 Evenimenti u filmua për një program televiziv që flet për një grup robotësh, të cilët janë të vendosur për të mësuar të vallëzojnë. Pjesë e shfaqjes ishte edhe zyrtari i Librit të rekordeve, Lorenzo Veltri, i cili edhe e konfirmoi rekordin e ri botëror.