Transmetuar më 16-04-2018, 14:26

Solli në jetë fëmijën e saj dhe kurorëzoi në martesë dashurinë me partnerin e saj, ndërsa më pas humbi betejën e ashpër me kancerin. Kjo është historia e Tracey Keers, 33 vjeç e cila u detryrua të sillte në jetë para kohe vajzën e saj Kyla, e cila lindi në javën e 28 pasi mjekët zbuluan se gruaja kishte kancer terminal.

Ajo dhe bashkëshorti i saj Steven, të cilët kanë gjithashtu një djalë 7 vjeç u martuan në fund të marsit në spitalin Universitar James Cook në Middlesbrough të Anglisë.

Tracey u shua në krahët e bashkëshortit të saj të dielën. 35 vjeçari tha se gruaja, e cila punonte në Universittin Durham u diagnostikua për herë të parë me kancer në gji në vitin 2016.

Ajo iu nënshtrua mastektomisë dhe më pas kimioterapisë. Çifti kishte dashur shumë një fëmijë tjetër dhe për këtë arsye kishte ngrirë vezët por në shtator, Tracey kishte ngelur shtatzënë në mënyrë natyrale, një fakt që i kapi surprizë por që i lumturoi pa masë.

Megjithatë, lumturia e çiftit zgjati pak, pasi Tracey nisi të kishte dhimbje koke dhe marrje mendsh. Kur ishte 24 javëshe shtatzënë, mjekët i dhanë lajmin e hidhur se kanceri ishte rikthyer se ishte terminal.

"Ata i dhanë 3 deri në 6 muaj jetë, por Tracey nuk u dorëzua kurrë dhe vijoi të luftonte", tha bashkëshorti i saj Steven.

Katër javë më vonë situata e Tracey u përkeqësua dhe mjekët ndërhynë duke sjellë në jetë me operacion vajzën e saj më 19 mars. Një javë më vonë çifti u kurorëzuan edhe në martesë, por ceremonia u zhvillua në ambjentet e spitalit./b.l/noa.al/