Transmetuar më 16-04-2018, 13:50

Një shqiptar është vënë në prangat e policisë greke, pas zbulimit të 121 kilogramë lënde narkotike në Igumenicë.

Lënda narkotike e llojit kanabis sativa u zbulua nga policia, pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Krahas shqiptarit të moshës 37-vjeçare, një person tjetër gjithashtu shqiptar, është shpallur në kërkim, i dyshuar si bashkëpunëtor në trafikim.

Lënda narkotike u zbulua në fshatin e Parapotamo, e ndarë ne pesë çanta me 108 pako.

Policia pikasi një automjet të drejtuar nga një shtetas grek, i cili kishte mbërritur në kufi për të marrë lëndën narkotike, të transportuar nga shqiptari.

Edhe shtetasi grek u arrestua në kushtet e flagrancës, ndërkohë që hetimet janë në vijim.

Dyshohet se dy shqiptarët dhe greku u kapën në momentin që do bënin pazarin e drogës. /a.y/noa.al