Transmetuar më 16-04-2018, 13:47

Deputeti socialist Taulant Balla deklaroi se hapja e negociatave nuk është fitore e PS, por kontribut i të gjithëve. 

Ai i bëri thirrje kreut demokrat Lulzim Basha që të mos lobojë në Gjermani kundër hapjes së negociatave.

“Sjellja e patolerueshme e PD ka të bëjë me kundërvënien kundër Reformës në Drejtësi dhe hapjes së negociatave. Shpresoj që Basha të mos investohet me një lobim kundër hapjes së negociatave edhe me prezencën e fundit në Berlin”, shprehet Balla.

Më tej ai thekson se si çdo shqiptar që e do vendin e vet, Basha duhet të lobojë pro hapjes së negociatave, pasi nuk është fitore e PS, por një kulmim i një procesi historik ku kanë kontribuar të gjitha qeveritë.

“Prej nesër fillon një proces i ri për lobingun pozitiv që Shqipëria duhet të bëjë në vendet anëtare, pasi kalon në vendet anëtare dhe janë ata që vendosin”, theksoi Balla.