Transmetuar më 16-04-2018, 11:20

Çdo ditë e më shumë Instagram po sjell risi për të kënaqur personat që përdorin këtë platformë dhe kjo e fundit është me të vërtetë e bukur. 

Instagram së shpejti do t’ju lejojë të shkarkoni të dhënat tuaja, ashtu si Facebook. Ky lajm është konfirmuar nga një zëdhënës i kompanisë për TechCrunch.

"Së shpejti do të keni mundësinë të shkarkoni një kopje të asaj që keni ndarë në Instagram, duke përfshirë fotot, videot dhe mesazhet", thuhet në njoftim. 

Tani nuk do keni më nevojë të shkarkoni programe për të shkarkuar fotot e Instagramit dhe as nuk do t’ju duhet të bëni screenshote. 

Lidhur me këtë risi, do të ketë njoftime të reja nga Instagram në ditët në vijim./b.l/noa.al/