Transmetuar më 15-04-2018, 22:18

Ai është munduar gjithmonë që jetën private ta mbajë larg vëmendjes mediatike.

Pyetjes “ç’po bën me jetën private?”, Drini Zeqo e ka të vështirë t’i shmanget. Dhe sa më hermetik tregohet para publikut, aq më shumë kureshtar e bën atë.

Ama në një intervistë të pak kohëve më parë në “Rudina”, gazetari dhe moderatori i Tv Klan tha se do të donte të kishte një raport të konsoliduar, por ndoshta koha nuk ka ardhur ende.

Por, me gjithë koracën në të cilën ka zgjedhur ta mbajë jetën private, ndonjëherë Drini zbulon edhe detaje që, në fund të fundit, nuk ka pse t’i mbajë kaq larg publikut.

I ftuar këtë javë në emisionin “Thumb”, në ABC News, përballë Fatmës dhe Aulonës, Drini ka rrëfyer edhe një peng që i ka mbetur nga një histori e së shkuarës – një lidhjeje që shumë kohë më parë i ka dhënë fund ai.

E pasi Aulona dhe Fatma i kërkuan të tregojë një nga pengjet e tij më të mëdha, Drini është iu përgjigj: “Jam penduar për një histori dashurie, të mbyllur nga unë. Sot nuk kam më asnjë kontakt me të, asnjë gjë. Do më pëlqente të kisha një histori solide në jetën time.”

E shkuara është dhe mbetet e tillë. Dhe aktualisht, Drini pranoi se është duke dalë me dikë dhe ndihet i lumtur për atë që po jeton…