Transmetuar më 15-04-2018, 20:56

Ka kohë që është pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Dhe tani Duda Balje, e cila njihet për sharmin dhe elegancën që ka treguar dhe tregon për vite e vite, sa ka që kur i është futur politikës në Kosovë, shpesh herë befason me pamjen.

Ajo është nëna e tre fëmijëve por në vazhdimësi ‘i çmend’ ndjekësit e saj me linjat e përsosura të trupit dhe pamjen e saj ‘fit’.

Dhe jo më larg se dje, bukuroshja nga radhët e komuniteti boshnjak në Kosovë ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në “Instagram” ku ka vënë në fokus konstruktin e bukur të fytyrës, ndërsa e gjithë vëmendja shkon pikërisht tek sytë e saj të mahnitshëm.

Ajo kishte lëshuar një balluket në njërën pjesë të fytyrës, ndërsa deputetja shfaq një buzëqeshje të ëmbël në syrin e kamerës, duke bërë kështu që të rrezatojë nga bukuria.

Balje gjithashtu njihet si një nënë dhe një grua e zonja, e cila po punon për të mirën e komunitetit që i takon dhe po ashtu edhe për të mirën e Kosovës.