Transmetuar më 15-04-2018, 20:32

Ish kryeministri Sali Berisha shkruan se ministri i Financave Arben Ahmetaj është duke i kaluar pushimet e fundjavës në hotelin “Santa Quaranta”, i Kelmend Balilit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Berisha shkruan duke iu referuar mesazhit të qytetarit dixhital se Ahmetaj përflitet si bashkëaksioner në këtë kompleks.

Postimi i Sali Berishës:

Arben Ahmetaj, alias ministri Zho Zho, kalon pushimet e fundjaves ne resortin e Klement Balilit! Perflitet si bashkaksioner!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Sb

“Doktor sot isha ne Sarande dhe kurioziteti me çoj te shihja Santa Quaranten biznesi vazhdon normalisht atje dhe pse pretendohet se eshte mbyllur Ben Ahmetaj me shoqe atje i kalojne fundjavat.Ketu te gjithe flasin se ai eshte aksioner me balilin?!”/a.k/noa.al/