Transmetuar më 15-04-2018, 19:47

Skuadra e Manchester Cityt është kampine e Anglisë për sezonin futbollistitk 2017-2018.

Ekipi i Pepe Guardiolës e festoi nga shtëpia këtë titull, pas humbjes turpëruese të Manchester United ndaj vendit të fundit.

WBA, me fitoren ndaj United, ka shpallur kampione Manchester Cityn, duke mposhtur Manchester Untiedin në “Old Trafford”.

Skuadra bardhezi shokoi ekipin e Jose Mourinhos, duke e mundur 1:0. Golin e fitores e realizoi Rodriguez në minutën e 73.

Pas kësaj fitoreje të WBA-së, City është shpallur edhe matematikisht kampion i Anglisë. Tifozëria e kaltër ka nisur festën në qytetin e Manchesterit. /k.k/noa.al/