Transmetuar më 15-04-2018, 19:21
Aktori i njohur amerikan Will Ferrell është përfshirë në një aksident në Shtetete e Bashkuara të Amerikës.
Aksidenti me makinë ndodhi në Aliso Viejo, Kaliforni.
Ferrell ishte pasagjer në makinën që u godit në pjesën e pasme nga një makinë tjetër.
Goditja bëri që makina e aktorit të përplasej me ndarësen e autostradës dhe më pas të përmbysej.
Në automjetin e aksidentuar ndodheshin edhe 2 persona të tjerë.
Fatmirësisht të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Will Ferell njihet për rolet e tij në disa filma të njohur ku spikat me batutat e tij./a.k/noa.al/