Transmetuar më 15-04-2018, 18:56

Një vazjë adoleshente, nga Shqipëria, është zhdukur në rrethana misterioze në Irlandë.

Ajo është Olta Dodaj, 17-vjeçe, dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet vendase.

Kanë qenë familjarët e saj ata të cilët njoftuan policinë për ngjarjes, pasi vajza e tyre nuk kishte shkuar në shtëpi ashtu si zakonisht.

Mediat vendase kanë shkruar se adoleshentja është parë për herë të fundit rreth orës 14:45 të 11 prillit, në Neëbridge.

Policia irlandeze, apo siç njihet ndryshe Gardaí, ka bërë apel për ndihmë edhe në komunitetin shqiptar që ndodhet në zonë, duke publikuar edhe fotografinë e saj.

Në momentin kur është ka humbur kontaktet ajo ka qenë e veshur me një xhaketë rozë, xhinse të zeza dhe atlete gri. /k.k/noa.al/