Transmetuar më 15-04-2018, 18:33
Një sherr masiv ka shpërthyer në burgun e Sant’Angelo dei Lombardi, në Itali, mëngjesin e sotëm, ku protagonistë janë bërë disa shqiptarë dhe italianë.
Nga ngjarja janë plagosur pesë persona, ndërsa njëri prej tyre raportohet se është në gjendje më të rënduar.
Ka qenë ndërhyrja në kohë e rojeve të sigurisë çka ka bërë të mundur shmangien e tragjedisë në burg.
Ende janë të paqarta shkaqet që çuan në degjenerimin e situatës, ndërsa janë marrë masa për të parandaluar raste të ngjashme.
Ndërkohë, as emrat e të plagosurve nuk dihen për shkaqe hetimore. /k.k/noa.al/