Transmetuar më 15-04-2018, 12:45

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani bën ironi në lidhje me lajmet se negociatat e Shqipërisë me BE-në do të hapen vetëm pasi të arrestohet ish-kreu i organit të akuzës, Adriatik Llalla.

Manjani shkruan se meqë puna qëndron kështu atëherë duhet arrestuar një orë e më parë Edi Rama pasi anëtarësohemi direkt në BE.

"Nëse me arrestimin e Tikut (siç flitet) kapim hapjen e negociatave, atëhere kur të arrestohet Rama llogjikisht bëhemi anëtarë të BE!

Formulë interesante!

Natyrisht arrestimet do jenë politike, se ligji e drejtësia nuk ekzistojnë më!

Të jetë kaq budallaqe BE që ta hajë kaq trashë?!

Nejse, të paktën sistemohen me ndonjë punë tjetër pas Shqipërisë Lu dhe Lei, që në fakt janë për t’u ndëshkuar për sa eksperimente kanë bërë në këtë vend, jashtë çdo norme e rregulli diplomatik!", shkruan ai.

Madje ironia e tij vijon edhe më tej duke u shprehur se me ardhjen e Ramës në pushtet shqiptarët burgun e kanë si ushtrinë.

"Për ta bërë e kanë! Lum ato që e hoqën! Rilindje për të gjithë!", përfundon Manjani./m.sh/noa.al/