Transmetuar më 15-04-2018, 09:27

Një rast i rrallë ka ndodhur në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, ku një fëmijë ka lindur me këmishë.

Lajmin e ka bërë të ditur këtë të shtunë, mjekja gjinekologe Anika Dokle.

Ajo ka publikuar fotografinë në Facebook, ku shkruan “I lindur me këmishë”.

Pas fotos së saj komentet kanë qenë të shumta, për shkak se cilësohet si lindje e pazakontë.

Foshnja ka lindur brenda qeses amniotike, e cila në gjuhën popullore njihet si këmishë.

Lindje të tilla janë fare të rralla dhe fëmijë të tillë cilësohen fatlum. /a.y/noa.al