Transmetuar më 15-04-2018, 08:00

Prezantuesi i njohur dhe shumë i dashur nga të gjithë, Drini Zeqo i cili si rrallëherë flet për jetën private.

I ftuar këtë të shtunë në “Thumb”, Drini tregoi se momentalisht nuk është në një lidhje dhe as në një flirt, por po shijon një eksperiencë të re.

Mirëpo gjatë intervistës prezantuesi i habiti të gjithë kur u shpreh se dëshiron të bëhet baba.

“Ka ardhur momenti të bëhem baba. Është moment qe vjen në jetë, me moshën”, u shpreh Drini.

Megjithatë ai nuk u zgjat më shumë tek kjo pjesë.