Transmetuar më 14-04-2018, 22:09

Të shtëna me armë zjarri kanë krijuar panik në Fier gjatë mbrëmjes së sotme.

Nga të dhënat paraprake mësohet se nga të shtënat me armë, ka mbetur i plagosur një person me iniciale A.J., 32-vjeç banues në Fier.

Ai është dërguar në spitalin rajonal të qytetit dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Dyshohet se shtetasi i plagosur dhe autori janë konfliktuar në një pikë bastesh pranë Prefekturës.

Forca të shumta police ndodhen në vendin e ngjarjes dhe gjithashtu janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Grupi hetimor po punon intensivisht për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e  autorit./a.k/noa.al/