Transmetuar më 14-04-2018, 21:25

E ftuar në "Një kat më lart" modelja Rike Roçi ka rrëfyer disa detaje të panjohura të jetës private.

Kur moderatori Ermal Peçi e pyeti për babain e saj të ndjerë, Rikja ka shpërthyer në lot.

"Babai ka dy vite që nuk jeton më. Kam qenë shumë e lidhur me të, ka qenë pika ime e dobët. Më mungon tmerrësisht. Nuk ka ditë, natë që para se të fle mos mendoj babin", u shpreh Rike me lot në sy.

"S’duhet të ma bëje këtë pyetje", i tha Rike moderatorit i cili u shpreh se ndodhet në të njëjtat pozita dhe se disa gjëra nuk janë në dorën tonë, por na bëjnë më të fortë.