Transmetuar më 14-04-2018, 16:09

Ka zgjatur vetëm një sezon mungesa e Tiranës në Superligën shqiptare.

Ekipi bardheblu ka siguruar edhe matematikisht rikthimin mes më të mirëve, pasi kaloi sezonin më të keq në histori, duke rënë për herë të parë nga kategoria.

Ekipi kryeqytetas ka mundur Pogradecin me rezultatin 3-2. Kjo fitore i siguron diferencën e mjaftueshme për të qenë e pakapshme nga ndjekësit në javët e mbetura.

Fitorja e sotme u sigurua nga autogoli i Hysenllarit dhe golat e Halilit dhe Grecës. Për Pogradecin shënuan Shyti dhe Çekiçi./a.m./noa.al/