Transmetuar më 14-04-2018, 15:34

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte sot në Elbasan ku zhvilloi një takim me fermerët e zonës.

Gjatë bashkëbisedimit me ta, Basha u tha se qeveria “Rama” po përpiqet që të bëjë një kolektivizim të dytë të fshatit.

Ai deklaroi se sot Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që nuk ka subvencione për fermerët.

 “Jemi në Elbasan me fermerët e zonës, në një plantacion pjeshkësh që më parë ishte vresht, që siç na e thotë vetë Rexhepi nuk ia dilte dot me vresht për shkak të konkurrencës të pandershme në treg nga prodhimet e importit. Këtë problem që është problemi i shtëpive të tyre e konsiderojmë problemin e të gjithë shqiptarëve dhe t’u garantojmë që PD do të jetë në krahun tuaj, nuk do ju lërë vetëm në këtë orë të vështirë për fshatin.

Ta mposhtim këtë të keqe që taksat që ju paguani tu kthehen në shërbime, infrastrukturë e subvencione, se Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk kemi subvencione. Këtu jo vetëm nuk ka dhënë subvencion po po bëhet gati tu marr 20% të TVSH për çdo pjeshkë, mollë, kg drithë e fasule duke i konsideruar biznes i vogël. Një kolektivizim i dytë i fshatit” tha Basha./a.m./noa.al/