Transmetuar më 14-04-2018, 09:41

Edhe pse nuk ia kemi parë ende portretin e vërtetë Sias së vogël, sa herë Ami dhe Ermali postojnë foto me vogëlushen, të gjithë miqtë virtualë nuk i ndalin komentet dhe urimet.

Kureshtjen e ndjekësve për të mësuar më shumë për Sian, Ami e ka kuptuar tashmë.

Megjithëse e ruan me fanatizën vogëlushen dhe portretin e saj, sërish shuan dalëngadalë interesin e të gjithëve.

Fotoja që Ami sapo ka postuar me Sian është njëlloj e ëmbël, edhe pse nga vogëlushja arrijmë të shquajmë vetëm flokët e zinj.

Është po aq i ëmbël edhe momenti që Ami zgjedh të ndajë me të gjithë. Duke mbajtur në krahë vogëlushen dhe duke shijuar kohën më të bukur të mëmësisë./b.l/noa.al/