Transmetuar më 14-04-2018, 08:45

Një peshkatar ka menduar shumë shpejt duke ndërhyrë në trupin e një peshkaqeni të ngordhur i cili ishte sulmuar nga një tjetër grabitqar për të liruar 98 të vegjlit e tij.

Mathew Orlov, 46 vjeç deklaron se peshkaqeni kishte ngordhur kur ai e ngjiti në anije në brigjet e Victoria në Australi.

Pasi kishte vënë re se barku lëvizte peshkatari vendosi t'i çante barkun peshkaqenit 2.7 metra të gjatë.

Në një video ai duket se numëron një nga një të gjithë dhe nxjerr nga barku plot 98 të vegjlit e peshkaqenëve dhe më pas i hedh në ujë.

“Ishte një ndjenjë shumë e veçantë kur filluan të dilnin jashtë. Adrenalina arriti maksimumin. Isha thjesht i habitur kaq shumë. Ne numëruam 98 peshkaqenë të vegjël”, tha ai për Dailymail.

Mathew tha se kurrë më parë nuk kishte kryer një ndërhyrje cezariane, por dinte çfarë të bënte nga dëgjimi i tregimeve nga kolegët e tij./b.l/noa.al/