Transmetuar më 14-04-2018, 08:09

Këngëtarja me prejardhje shqiptare po korr sukses pas suksesi pas sukseseve të mëdha të këngëve “No Broken Hearts”, “The Way I Are”, “I Got You”, “In The Name Of Love”, e shumë të tjera.

Po flasim për bukuroshen Bebe Rexha e cila së fundmi ka sjellë këngën e saj të re “Two souls on fire” në bashkëpunim me këngëtarin Quavo.

Kënga vjen vetëm në versionin me tekst, pa klip dhe një gjë të tillë nuk e ka paralajmëruar as krijuesja e hitit “Meant to be”.

Vetëm 3 ditë më parë, u publikua edhe një këngë ku Bebe Rexha ishte pjesë e saj. Është kjo kënga “Push Back” nga këngëtari i famshëm Ne-Yo, ku pjesë e saj ishte edhe Stefflon Don.

Bebe ka vazhduar të shijojë sukseset nëpër toplistat botërore me këngën e saj të fundit “Meant to Be” që ka siguruar 330 milionë klikime në YouTube./b.l/noa.al/