Transmetuar më 13-04-2018, 20:53

Laura Thomas dhe Mattheu Tansley janë një çift i ri nga Manchesteri. Teksa ishin në pritje të vogëlushit të tyre Lucas, ata mbetën të befasuar gjatë një vizite kur bënë eko si dhe rezonancë magnetike.

Mjeku dalloi në tru një sasi më të madhe uji se normalja në fetusin 30-javësh dhe vendosi të bëjë rezonancë.

Prindërit mbetën fillimisht të befasuar kur panë sytë që dukeshin tepër të mëdhenj, aq sa e përshkruan fëmijën si “marsian”, por më pas plasën të qeshurat.

E gjithë pamja ishte rezultat i një fotoje gjatë rezonancës magnetike.

Fëmija lindi normal dhe prindërit ndanë imazhin pasi Lucas bëri disa muaj që lindi./a.m./noa.al/