Transmetuar më 13-04-2018, 14:13

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve "Reuters" të mërkurën, Ministri i Financave të Katarit Ali Shareef Al Emadi, tha se ekonomia e vendit të tij (që është eksportuesi më i madh i gazit të lëngshëm natyror në botë) do të ketë një rritje prej 2.6 % këtë vit dhe do të arrijë nivelin e 3 % në 2019.

Ai tha se Katari po shpejton shpenzimet e nevojshme rreth përgatitjeve për organizimin e Kupës së Botës "Qatar 2022", ndërsa siguroi se 90 % e punimeve infrastrukturore për këtë eveniment të rëndësishëm priten të përfundojnë më 2019.

Në lidhje me pasojat e bllokadës ndaj Katarit (nga dy Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti), vendi ndërmori hapa të shpejtë për të mbrojtur ekonominë e tij.

Në javët e para të bllokadës pati një ngadalësim të importeve dhe tërheqje të depozitave monetare me vlerë miliarda dollarë nga bankat e Katarit.

Por Doha arriti të hapë rrugë të reja tregtare dhe të depozitojë fonde qeveritare në bankat e vendit, si dhe ndihmoi kompanitë lokale të zhvillojnë prodhimin e disa produkteve dhe mallrave kryesore.

"Jemi duke ecur mirë dhe po punojmë të mbajmë ritmin më të shpejtë të rritjes ekonomike në rajon", tha ministri për Reuters, duke parashikuar që sektori privat të rritet me 4 përqind gjatë 2018.