Transmetuar më 13-04-2018, 12:51

Më 20 nëntor kombëtarja shqiptare e futbollit do të presë në "Elbasan Arena" në një ndeshje miqësore Uellsin e yllit të Realit të Madidit, Gareth Bale.

Lajmi konfirmohet në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit ku thuhet se të dyja federatat kanë gjetur akordin për të zhvilluar një takim miqësor që do të luhet në Elbasan.

Shqipëria do të ndeshet me Uellsin që drejtohet nga ish-futbollisti i njohur Ryan Giggs.

Ndërkohë që nga muaji shtator deri në dhjetor Kombëtarja do të jetë pjesë e Ligës së Kombeve.

Në një grup me tre ekipe me Skocinë dhe Izraelin./m.sh/noa.al/