Transmetuar më 13-04-2018, 12:48

E keni besojmë parasysh faktin se të premtet e zeza janë kthyer në makth të popujve pasi thuhet se në ditët kur data 13 i përkon të premteve, evente të këqija ndodhin përgjatë gjithë ditës.

Por si arriti kjo ditë të kthehej në simbol fatkeqësie duke bërë të “Premten e Zezë” si ditën më famëkeqe për shumë popuj të botës?

Sipas një studimi, që synonte të shqyrtonte lidhjen midis shëndetit, sjelljeve e parandjenjave kur data 13 e një muaji bie në ditë të premte, autorët e këtij shkrimi krahasuan numrin e automjeteve në qarkullim me numrin e aksidenteve automobilistike në dy ditë të ndryshme, kur data 6 e një muaji qëllon e premte dhe kur data 13 e një muaji qëllon e premte.

Studimi u bë në disa vjet dhe në zonën ku u krye, megjithëse shumë më pak njerëz përdorën makinat e tyre për transport kur data 13 ishte e premte, numri i të shtruarve nëpër spitale për shkak aksidentesh automobilistike ishte më i lartë së në një të premte të zakonshme.

 “Data e 13 e muajit, kur qëllon në një të premte, është ogurzezë por vetëm për disa njerëz. Rreziku i shtrimit në spital nga ndonjë aksident rrugor mund të arrijë deri në 52 % më shumë se i një dite normale…” Megjithatë, ky është i vetmi studim shkencor i njohur deri më sot rreth këtij subjekti. Për më tepër, duket sikur ka të bëjë më shumë me natyrën njerëzore sesa me një ditë të javës aq më tepër të guxojmë ta përkufizojmë si të zezë.

Frika nga e premjta e mallkuar është një fobi, e cila nga greqishtja quhet paraskevidekatriaphobia. Data 13 dhe e premtja konsiderohen secila si ters, por kur bashkohen, kombinimi është “katastrofik”. Nëpër disa linja aeronautike, prej kohësh radha 13 nuk figuron më.

Këto janë disa të dhëna të tjera që duhet të dini për të premten 13:

Në vitet e ardhshme- E premte 13, veç ditës së sotme do të ketë edhe një tjetër në korrik për këtë vit dhe deri në 2020, dy data 13 në vit do të rastistin gjithashtu e premte. Që të regjistrohen tre të premte të mallkuara brenda vitit, ashtu siç ndodhi në 2013-n, duhet të pritet 2026-ta.

Fobi e vërtetë- “Friggatriskaidekaphobia” është emri shkencor i fobisë së kësaj date. Ekzistojnë edhe dy fobi të tjera, ajo nga numri 13 e quajtur “triskaidekaphobia” dhe ajo nga e premtja, e quajtur “skeviphobia”.

Bestytni apo e vërtetë?- 72% e njerëzve të anketuar nga “The Mirror”, pranojnë se në datën 13 kanë përjetuar përvoja të këqija, në lidhje me çështje pune, apo çështje të tjera personale.