Transmetuar më 13-04-2018, 12:20

Instagram po prezanton risinë e saj më të re Portrait Mode tek Story. Instagram ka përditësuar në vazhdimësi sektorin e Story që prej datës së lançimit në gusht të vitit 2016. 

Përditësimi i fundit solli dhe  prezantimin e GIF nga GIPHY. Por tani si pjesë e një përditësimi komplet të ri, Instagram ka prezantuar mënyrën e re të fotografimit, e quajtur “Focus.”

Kjo risi do t’i jap mundësinë përdorueseve të vendosin fokusimin tek fytyra dhe të zbusin objektet e tjera për rreth që në këtë mënyrë të realizohet foto me e qartë.

Instagram sqaron se ky opsion do jetë dhe për objektet dhe mund të përdoret dhe nga kamera e pasme dhe ajo selfi.

Moda portet është në dispozicion vetëm për përdoruesit e instagramit të versionit 39.0 dhe vetëm për modelet e iphone nga 6s deri tek iphone x.

Për të përdorur këtë funksion të ri, përdoruesit e hapin kamerën në aplikacionin Instagram dhe klikojnë mbi opsionin ‘Fokus’ që ndodhet midis ‘Boomerang’ dhe ‘Superzoom’.

Përdoruesit mund ti shoqërojnë foto portet me figura ose shkrime të ndryshme në varësi të dëshirës.

Por mënyra e re e fotografimit nuk është e vetmja risi. Tani përdoruesit do të kenë mundësi për të bërë tag shokët me anë të një Stikeri. 

Deri më tani tag është bërë në mënyrën e vjetër duke shkruajtur emrin e përdoruesit me shenjën “@” para. Tani do të mjaftojë të vendosni një Stiker me emrin e shokut/shoqes dhe do të jetë më i dukshëm se një tag normal./b.l/noa.al/