Transmetuar më 12-04-2018, 21:21
Një ngjarje e denjë për skenar filmash ka ndodhur në Itali ku karabinierët janë vënë në ndjekje të një të riu. 30-vjeçari emri i të cilit nuk bëhet me dije, kërcënoi karabinierët me një pistoletë e më pas u largua me shpejtësi me makinën e tij. Ndjekja është filmuar nga mjeti i efektivëve dhe një pjesë e saj është bërë publike. Nga hetimet rezulton se qëllimi i personit që u arratis ishte provokimi i karabinierëve që ata ta vrisnin. Policia italiane vijon kërkimet për 30-vjeçarin nga Torino./a.m./noa.al/