Transmetuar më 12-04-2018, 16:11

Një i moshuar në spital e ka lënë pa fjalë nipin e vet kur i tha se infermieret i japin viagra çdo natë, para se të flejë.

Nipi shkoi për ta vizituar gjyshin në spital dhe kur po e pyeste për shërbimin dhe kushtet, mbeti pa fjalë kur plaku i tha se merrte edhe viagra.

Por, më interesantja vjen më pas, kur nipi i alarmuar shkoi të inferierja për ta pyetur se përse e bënte një gjë të tillë.

“Çdo natë në orën 10 i japim atij një filxhan çokollatë dhe një tabletë viagra. Çokollata e bën atë të flejë, dhe viagra e ndalon të rrokulliset nga shtrati”, ishte shpjegimi që infermierja i dha nipit.

Nga ana tjetër, vetë gjyshi ishte i kënaqur dhe tha se ndihej shumë mirë kur zgjohej në mëngjes. /k.k/noa.al/