Transmetuar më 12-04-2018, 13:34

Ylli portugez, që shënoi 3 gola ndaj Juventusit në raundin çerekfinal të Champions-it, u tregua njeri me zemër të madhe, sepse pas betejës e ka përqafuar dhe puthur kundërshtarin.

Po flasim për Cristiano Ronaldon ui cili ka surprizuar porterien e bardhezinjve, Gianluigi Buffon teksa ky i fundit ishte duke dhënë një intervistë.

Buffon, ishte duke folur për mediat pas eliminimit të hidhur nga Champions-i, ku vijoi kritikat ndaj gjyqtarit anglez, duke thënë se në vend të zemrës mund të ketë një kosh mbeturinash.

Gjatë këtij momenti që po i përgjigjej interesimit të medias së shumtë, Ronaldo i ka ardhur nga pas portierit të Juventusit dhe në transmetim direkt, e ka përqafuar dhe puthur legjendën e portës.

Një gjest vërtet për t’u vlerësuar ky nga ana e Ronaldos. /b.l/noa.al/