Transmetuar më 12-04-2018, 12:51

Një grua 55-vjeçare angleze nga Wolverhampton, Val Blunden, e cila kishte humbur nofullën dhe një pjesë të gojës për shkak të një tumori, arriti që ta rigjenerojë një pjesë të sajë, duke nisur nga lëkura tek kockat, në sajë të një kure revolucionare.

Gruaja kishte pësuar një dëmtim dramatik dy vite më parë për shkak të një tumori dhe që nga ai moment nuk ishte në gjendje që të hante, pinte apo të fliste mirë, duke u larguar edhe nga puna si postiere.

Por në sajë të një trajtimi të ri, kirurgët e Nottingham University Hospital Trust dhe Wolverhampton, rindërtuan nofullën e gruas, duke zgjatur lëkurën dhe kockat.

Rasti u publikua nga BBC, ku ndërhyrja është realizuar disa muaj më parë, duke u bërë teknika e parë e përdorur në këtë mënyrë.

Nofklla e saj u rindërtua duke u rritur me 9 centimetër, ndërkohë që fashat do të hiqen në muajin maj, shkruan noa.al.

Blunden zbuloi për herë të parë një gjëndër poshtë gjuhës në janar të vitit 2015, ku pas diagnozës u hoq gjëndra, nofulla, buza e poshtme dhe një pjesë e gjuhës.

“Duke jetuar kështu për 2 vite mendova se jeta ime kështu do të ishte. Tani jam shumë optimiste për të ardhmen”, shprehet Val Blunden. /a.y/noa.al