Transmetuar më 12-04-2018, 10:25

Të shohësh fëmijën të vuajë, pa diskutim është një dhimbje e papërshkrueshme për çdo prind. Një baba apo një nënë do të bënte të pamundurën për ta ndihmuar, madje do dhuronte edhe një organ nga trupi nëse do të ishte e nevojshme.

Është kjo ajo që ka bërë Barry Stokes, një baba 61-vjeçar anglez nga Lancashire, kur veshka e djalit të tij Alan u dëmtua, për shkak të cikleve të shumta të kimioterapisë.

Barry u ofrua menjëherë si dhurues, por u refuzua duke ju thënë, “Je shumë i shëndoshë për t’iu nënshtruar ndërhyrjes”.

Por dashuria e një prindi nuk njeh limite, kështu që burri i cili peshonte 130 kilogramë hyri në dietë, duke humbur 51 kilogramë, në mënyrë që të ndihmonte djalin e tij.

Qysh kur Alan u prek nga një formë e rrallë kanceri në adoleshencë, mjekët i dhanë vetëm pak muaj jetë. Tashmë është 32 vjeç dhe po bën doktoraturën për Inteligjencë Artificiale në Universitetin e Manchester.

Por për shkak të cikleve të gjata të kimioterapisë, të cilave iu është nënshtruar ndër vite, i janë shkaktuar dëmtime serioze në veshka, shkruan noa.al.

Mjekët thanë se dhuruesi ishte mirë që të ishte një anëtar i familjes dhe më mirë nëse do të ishte mashkull, kështu që Barry ishte kandidati perfekt, nëse nuk do të ishte obez.

Dëshira e Barry për të ndihmuar të birin, ishte shumë e madhe, “Nëse do ti ndodhte gjë, nuk do ia falja vetes”, tha burri për mediat vendase.

Kështu ai nisi një dietë dhe aktivitet të rregullt fizik, duke humbur 51 kilogramë, ndërkohë që tashmë është në pritje për operimin. /a.y/noa.al