Transmetuar më 11-04-2018, 22:52

Skuadra e Real Madridit është kualifikuar mes drithërimash në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve.

Në takimin e luajtur mbrëmjen e sotme, në “Santiago Bernabeu”, madrilenët u mundën me rezultatin 3-1 nga Juventus, por u kualifikuan për shkak se në takimin e parë në Torino kishin fituar 3-0.

Juventus kaloi shpejt në epërsi me anë të Manzukiç në minutën e 2’.

Goli i dytë ka ardhur po nga kroati i cili shënoi në minutën e 37’, duke e mbyllur me këtë rezultat pjesën e parë.

Goli i tretë për Juventus u shënua nga Matuidi në minutën e 61’.

Goli i kualifikimit për madrilenët u shënua në fund pas një 11-metërshi të ekzekutuar nga C. Ronaldo.

Në fund të takimit portieri i Juventusit Gigi Buffon, u ndëshkua me karton të kuq.

Ndërkaq në takimin tjetër, ashtu siç pritej, ka qenë Bayern Mynih skuadra që është kualifikuar në gjysmëfinale.

Takimi i mbrëmejs së sotme Bayern-Sevilla përfundoi me rrjeta të paprekura, por gjermanët kishin fituar në takimin e një jave më parë me rezultatin 2-1./a.k/noa.al/