Transmetuar më 11-04-2018, 21:14

Stina e Pranverës ndoshta mund të jetë më e bukura, por ajo sjell edhe shumë probleme për lëkurën, nga alergjitë e deri te pasojat që vijnë nga rrezet e diellit.

Në këtë stinë lëkura ka nevojë për përkujdesje më të veçantë sipas mjekëve.

Ajo që duhet të bëni shpesh është pastrimi i mirë i lëkurës për t’i sjellë shkëlqimin e duhur. Po ashtu, ju duhet të konsumoni sa më shumë ujë për ta mbajtur të hidratuar.

Dermatologët këshillojnë edhe përdorimin e kremrave natyralë për mbrojtje nga rrezet. Sasia duhet të jetë e konstrolluar.

Po ashtu, përdorimi i kremrave ju mbron edhe kundër kancerit të lëkurës./a.m./noa.al/