Transmetuar më 11-04-2018, 14:40

Një konflikt i ashpër ka përfshirë prej kohësh familjen Zuna nga Durrësi. Bashkimi 66 vjeçar në emisionin "Me zemër të hapur" më News24, ka rrëfyer për vitet e martesës së tij, një martesë e vështirë ku ai pretendon se është tradhtuar në të gjitha format.

Kjo ishte për të martesa e dytë që merr fund. Me kërkesë padi të bërë nga ish-bashkëshortja, ata u ndanë në gjykatë, por "lufta" mes tyre nuk ka përfunduar ende. Gjithë konflikti ka ardhur për pasurinë e familjes, sidomos së fundmi, kur 66 vjeçari po tenton një martesë të tretë.

Ndërtues në profesion, ai thotë se ka krijuar një pasuri të konsiderueshme, këtë pasuri ish-gruaja vazhdonta grabisë me ndihmën e vëllait të saj.

66 vjeçari pretendon gjithashtu se ajo e ka dhunuar, jetojnë afër me njeri- tjetrin dhe ai ka bërë disa denoncime në polici, madje ka marrë edhe një urdhër 1 vjeçar mbrojtje.

Pas dështimit të martesës, ai po rrezikon të humbasë edhe fëmijët të cilët nuk i flasin dhe mbajnë anën e nënës së tyre.

"Djali filloi të mbajë anën e së ëmës. Një herë më qëlloi me grusht. Pastaj djali iku. Ndërsa vajza nuk fliste. Iku në shkollë jashtë dhe u martua me angglez. U martua vajza me dajat, pa babanë. Sa s'më iku mendja atëherë", thotë ai.

Më pas vijon, "Ndërsa gruaja filloi të vepronte keq. Dilte me djem të rinj. Njëri prej tyre donte të më godiste me thikë. Por kur qëllova aty, i thashë që jam i vëllai, se do më kishte vrarë".

Por telofonata në studio e ish- gruas dhe djalit, sollën detaje të tjera për mënyrën sesi ka ndodhur ngjarja. Sipas tyre shkak për situatën e krijuar është lidhja e 66 vjeçarit me fëmijët nga martesa e parë.

Ata thonë se 66 vjeçari ia jepte paratë fëmijëve nga  martesa e parë dhe këtu me sa duket ka lindur edhe xhelozia.

Edhe pse ata u përballën live në emision, 66 vjeçari vinte theksin tek pasuria që ai kishte krijuar dhe jo tek raporti familjar.