Transmetuar më 11-04-2018, 14:26

Një vajzë e re nga Australia bënte një super jetesë me paratë e përfituara nga mashgtrimi që i kisghte bërë të afërmve dhe miqve të saj duke treguar dokumente falso, ku pretendohej se ajo vuante nga kanceri terminal.

Hanna Dickenson, 24 vjeç, pasi u zbulua është burgosur për tre muaj, ndërsa pranoi se kishte marrë para nga miqtë dhe të afërmit me këtë gënjeshtër. Ajo ka arritur t’i marrë deri në 42 mijë dollarë prindërve të saj, pasi u kishte thënë se kishte nevojë për trajtim mjekësor jashtë shtetit.

“Prindërit e saj kishin marrë donacione nga miqtë e tyre”, u tha një gjykatë. Dickenson i shpenzoi shumë nga paratë për pushime, ndërsa gjyqtari e quajti mashtrimin “të neveritshëm”.

E reja u shpall fajtore në Gjykatën e Magjistraturës në Melburn për shtatë akuza për marrjen e pasurisë me mashtrim. 

“Dëshira e njerëzve për të ndihmuar dhe besimi shoqëror është shkelur, këta janë njerëz që kanë punuar shumë dhe kanë hapur xhepat e tyre”, tha gjykatësi për rastin e saj.

Mbi skemën e mashtrimit u hodh dritë kur një tjetër donator ngriti dyshime te policia pasi pa fotot e Dickenson në Facebook. Avokati i Dickenson, Beverley Lindsay, argumentoi se klienti i saj duhet të dënohet me pak kohë në burg.

Ai e krahasoi mashtrimin e Dickenson me atë që përfshin një bloger australian të famshëm, Belle Gibson, i cili u gjobit me 410 mijë dollarë vitin e kaluar pasi pretendoi në mënyrë të rreme se kishte kancer në trur./b.l/noa.al/