Transmetuar më 11-04-2018, 14:09

Të lehtë, të freksët dhe super të shëndetshëm, smoothie-t janë zëvendësues të mrekullueshëm të vakteve të verës, mëngjesit. Janë plot me vitamina dhe nutrientë.

Të pasura me fruta dhe perime, apo duke i shtuar dhe kos, qumësht apo pije vegjetale, smoothie-t kanë nutrientë të pazëvendësueshëm  dhe janë vlerë dhe shije aleate e shëndetit, mirëqënies e  bukurisë.

Ja këshillat e ekspertëve

Smoothie për nxirjen e trupit- Dy kumbulla të zeza të mëdha, një karrotë e gatuar në avull, një pjeshkë, dy feta pjepër, 4-5 luleshtrydhe, një got kos.

Smoothie për bukurinë e flokëve: Tre kumbulla të zeza të mëdha, 4 grushte spinaq gjethevogël, lëngu i një gjysmëlimoni, një papaja, 10-15 boronica, një lugë e vogël kurkuma, 3 kuba akulli, fara luledielli.

Smoothie detoksifikues: Dy kumbulla të zeza të mëdha, një tufë rukola, 2 kivi, një mollë, një gotë me çaj jeshil, tre kube akulli, pak limon.

Smoothie anti moshë: Dy kumbulla të zeza të mëdha, një tas me mjedër, dy tasa me manaferra, 1 cm xhinxherfil, një gotë qumësht kokosi.