Transmetuar më 11-04-2018, 13:42

Lyerja e flokëve përfundoi në makth për një vajzë 25-vjeçare e cila përfundoi në spital, për shkak të pasojave.

Bëhet fjalë për një vajzë italiane nga Signa, provincë e Firenze, e cila në 27 mars do të bënte flokët bionde.

Por për shkak të dekolorimit, ajo pësoi djegie të shkallës së dytë në lëkurë.

“Erdhën të më merrnin me ambulancë dhe më dërguan në spital. Nga aty më dërguan me urgjencë në spitalin e Pisas, në repartin e djegieve. Aty mi prenë flokët tullë”, tregon vajza në një grup në Facebook, “Ndihmë avokat”, në të cilin avokati fiorentinas Guglielmo Mossuto, jep këshilla për përdoruesit.

Siç shpjegon avokati, vajza kishte shkuar në parukerinë e drejtuar nga një kineze për dekolorim, pasi donte të bëhej bionde.

“Nga ajo që më tha, rezultati i parë ishte një ngjyrë portokalli, kështu që bëri sërish dekolorim për të zbardhur edhe më shumë flokët. Nisi që të ndjente gjithnjë e më shumë kruajtje në kokë dhe djegie, deri sa u bënë të parezistueshme. Vendosi që të lajmëroi ambulancën kur pa që po i binin tufa flokësh”, tregoi avokati, shkruan noa.al.

Gruaja bëri denoncim në polici, për të paditur parukjeren për dëmet e pasuara. /a.y/noa.al