Transmetuar më 11-04-2018, 13:15

Kjo është fotografia e një fëmije të paraqitur në spital me një kafkë të thyer dhe dëmtime të tjera të rënda të brendshme pasi u rrah nga njeriu i cili natën e së shtunës është dashur të kujdeset për atë.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Sydney, Australi, dhe imazhi është përhapur nga të afërmit e fëmijës, dukshëm të zemëruar, për të sensibilizuar opinionin publik lidhur me dramën e dhunës kundër të miturve.

Fëmija ishte gjetur në shtëpi me shenja të dukshme gjaku dhe pa ndjenja.  Fqinjët, të cilët kishin dëgjuar britmat e dëshpëruara të nënës, të alarmuar kanë kërkuar një ambulancë.

Fëmija pasi ka shkuar në spital është raportuar me thyerjen e dy kërceve të veshëve, disa brinjëve, një lëndim kurrizor dhe një shpatull të dislokuar. Gjendja e tij shëndetësore është mjaft serioze.

Me akuzën për lëndime të rënda, një djalë 20-vjeçar u arrestua, ndërsa i pyetur lidhur me dhunën e ushtruar mbi foshnjën i riu, nuk ishte në gjendje të justifikonte arsyet./b.l/noa.al/